R E P U B L I K A E K O S O V Ë S
KUVENDI I KOMUNËS NË MALISHEVË
Kryetari i Komunës
Nr. 01/___
Datë;17/12/2019
Mbështetur në nenin 13, 24 dhe neni 58 ( shkronja b dhe d) të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale ( Ligji nr.03/L-040) dhe në pajtim me nenin 2 dhe 4 të Ligjit për financat e pushtetit lokal ( Ligji nr.03/L-049 ), dhe në mbështetje të Ligjit për përdorimin civil të eksplozivëve, Ligji nr.04/L-022, dhe në pajtim me Statutin e Komunës së Malishevës, si dhe kërkesës nr.7272/19, datë më,16.12.2019, parashtruar nga Ministri i Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor.
Kryetari i Komunës më, datë 17 .12. 2019 mori këtë;
A K T V E N D I M
PËR NDALIMIN E PËRDORIMIT TË FISHEKZJARRËVE DHE MJETEVE PIROTEKNIKE NË HAPËSIRAT PUBLIKE DHE ZONA TË BANUARA NË KOMUNËN E MALISHEVËS
I. Ndalohet ndezja e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike, në hapësirat publike dhe të banuara në territorin e Komunës së Malishevës, para dhe gjatë festave të fund vitit 2019.
I I. Përdorimi i fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike përjashtimisht lejohet vetëm më, datë 31.12.2019, prej orës 23:00, deri në ora 00:30 më, datë .01.01.2020.
I I I. Për ekzekutimin e këtij aktvendimi autorizohet drejtoria për inspektorat, duke zbatuar të gjitha masat e parapara ligjore ndajë personave të cilët me veprimet e tyre mund të bien ndesh me Ligjin, përkatësisht me nenin 1 të këtij aktvendimi.
I V. Ky aktvendim hyn në fuqi menjëherë.
Kryetari i Komunës
Ragip Begaj