Kryetari i degës së LDK-së në Malishevë, Bajrush Hoti, përmes një postimi në facebook u ka uruar mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarëve në Kosovë, duke ju dëshiruar pushime të mira për festat e fund vitit në vendlindje.

Postimi i plotë:

Të dashur bashkatdhetar,
Këto ditë disa nga ju keni mbërri në Kosovë e disa jan duke udhëtuar rrugës për Vendëlindja, e ne ju dëshirojm rrugë të mbarë e mirëseardhje, ne ju presim më gëzim që të bashkoheni në këto festa të fund vitit më familjarët tuaj dhe të pushoni e të kaloni qaste të këndëshme në gjirin familjar, me miq, shokë e dashamirë, e të qmallemi për kohën e munguar afër njëri tjetrit.

Kontributi juaj për çdo familje është i pamohueshem dhe kemi obligim ndaj jush që për kohën sa qendroni në Kosovë të mundohemi të ju ofrojmë ngrohtësi familjare, shoqërore e miqësore,

Prandaj duke ju dëshiruar shëndet e qdo të mirë në jetë, ju mirëpresim e ju urojm festat e fund vitit’ GËZUAR 2021.

Me respekt,
Kryetari i degës së LDK-së Malishevë Bajrush Hoti.

Share.