Gjatë ditës së sotme kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur në takim Mirjon Samadraxhën, i cili ditë më parë është pranuar në Federatën Evropiane të Futbollit të të Amputuarve – EAFF.

Kastrati përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se atij i ka shprehur përkrahjen intitucionale në rrugëtimin e këtij sporti.

Samadraxha është gjithashtu themelues i Klubit të Futbollit të të Amputuarve të Kosovës.

Shkrimi i plotë i tij:

Sot mirëpritëm në një takim të veçantë, bashkëvendësin tonë, të talentuarin Mirjon Samadraxha, njëherit themeluesin e Klubit të Futbollit të të Amputuarve të Kosovës, që ditë më parë është pranuar në Federatën Evropiane të Futbollit të të Amputuarve – EAFF.👏

Mirjonit i shpreha gatishmërinë tonë institucionale për ta përkrahur në këtë rrugëtim historik të zhvillimit të këtij sporti, me shpresë që sa më parë të nisin epokën e sukseseve edhe në arenën ndërkombëtare.

/TV Malisheva

 

Share.