Gjatë ditës së sotme, kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka pritur në takim nxënësit e shkëlqyer të klasave të pesta të shkollës “Ibrahim Mazreku”.
Ai përmes një postimi në Facebook ka falënderuar prindërit, mësimdhënësit dhe drejtuesit e shkollave për edukimin që i kanë dhënë nxënësve.
Sipas tij, ky është një mesazh i fuqishëm se Malishevës po i vije edhe një gjeneratë e artë.
Postimi i tij i plotë:
Emocion i veçantë të takoja sot nxënësit e shkelqyer të klasëve të pesta të shkollës “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. ![🏫](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t28/1/16/1f3eb.png)
![📚](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t49/1/16/1f4da.png)
![🏫](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t28/1/16/1f3eb.png)
![📚](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t49/1/16/1f4da.png)
Entuziazmi, vullneti dhe përkushtimi i tyre rreth shkollimit, si dhe interesimi rreth punës së institucioneve lokale, është mesazh i fuqishëm se Malishevës po i vie një gjeneratë e artë dhe me edukim cilësor.
Për këtë, përzemërsisht u jam mirënjohës dhe falënderues prindërve, mësimdhënësve dhe drejtuesve të shkollave të komunës sonë.![👏](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/tfe/1/16/1f44f.png)
![👏](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/tfe/1/16/1f44f.png)
/TV Malisheva