Pikërisht në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Komunës së Malishevës i shtohet edhe një biznes i ri, “Market Engjulli”, që qytetarëve tanë do tu ofrohen për shitje vetëm produkte vendore, do të ketë një hapësirë të gastronomisë si dhe një kënd për lojra për të vegjlit tanë.
“ Kryetari Kastrati ka bërë përurimin e këtij investimi tejet të rëndësishëm në fshatin Bellanicë, dhe në fjalën e rastit tha se “investime të tilla në sektorin privat ndikojnë direkt në zhvillimin ekonomik të Komunës sonë, por mbi të gjitha ndikon edhe në krijimin e vendeve të reja të punës”.
/TV Malisheva