Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot i ka nënshkruar tri marrëveshje bashkëpunimi me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, e që lidhen me rregullimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së sistemeve të ujësjellësve në Komunën e Malishevës dhe hulumtimin e rezervave të ujit.
“Synojmë që në një të ardhme sa më të afërt, të minimizojmë në maksimum shqetësimet e qytetarëve lidhur me mungesën e furnizimit me ujë për pije dhe sigurimin e ujit për pije, përmes studimit të fizibilitetit apo hulumtimit për rezerva të ujit, si dhe riparimin e sistemeve aktuale”, ka thënë kryetari Kastrati, pas nënshkrimit të marrëveshjeve me KRU “Hidroregjioni Jugor”.
Bazuar në këto marrëveshje, synohet të rriten kapacitetet e furnizimit me ujë nga sistemet aktuale, përmes riparimit të sistemeve të ujësjellësve, aty ku janë të dëmtuar, si dhe gjetja e burimeve tjera të ujit.
/TV Malisheva

Share.