Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, bashkë me nënkryetarin Vesel Krasniqi dhe drejtoreshën e Arsimit, Arbëreshë Krasniqi, sot kanë pritur në takim përfaqësues të organizatës “Flutura Academy”, të drejtuar nga Valdete Bajrami.
Në këtë takim, temë kryesore e diskutimit ka qenë bashkëpunimi i mundshëm i Komunës së Malishevës me organizatën “Flutura Academy”, dhe mundësia që kjo organizatë të shtrijë veprimtarinë e saj edhe në territorin e Komunës së Malishevës.
Kryetari Kastrati u shpreh tejet i gatshëm për të përkrahur një nismë të tillë, me qëllim që fëmijët e komunës sonë, të mund të marrin njohuri shtesë në fushën e IT, kryesisht në programim, por edhe në programe të gjuhës angleze dhe gjermane.
Edhe Valdete Bajrami nga kjo organizatë e falënderoj kryetarin Kastrati dhe në përgjithësi Komunën e Malishevës për takimin dhe vullnetin e treguar në funksion të jetësimit të kësaj nisme edhe në Malishevë.
/TV Malisheva

Share.