Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot ka pritur në takim përfaqësues të GIZ-it gjerman dhe të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, të kryesuar nga z. Stefan Mager, drejtori i GIZ-it për projektet që kanë të bëjnë me menaxhimin e mbeturinave në komunat e Kosovës.
Kryetari Kastrati dhe drejtori Mager, diskutuan për temat e ndërlidhura me fushën e menaxhimit të Mbeturinave, përfshirë këtu planifikimin strategjik të investimeve nga Granti i Performancës Komunale- Mjedisi i Pastër, rezultatet nga performanca komunale, si dhe temat tjera relevante me interes për komunën e Malishevës.
Kryetari Kastrati shprehi falënderimit e tij dhe të Komunës së Malishevës për Qeverinë Gjermane, BE-në dhe gjithë akterët tjerë që po kontribuojnë në përkrahje të komunës sonë, si dhe shprehi gatishmëri për të bashkëpunuar në funksion të përmirësimit të procesit të mbledhjes dhe trajtimit të mbeturinave dhe për çfarëdo nisme tjetër që ka të bëj me zhvillimin e qëndrueshëm mjedisor.
Projekti “Shërbime të Qëndrueshme Komunale” zbatohet nga GIZ- në emër të Qeverisë Gjermane dhe me bashkëfinancim nga BE, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
/TV Malisheva