Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, me bashkëpunëtorë, sot pritën në takim pune, një delegacion të Agjensionit Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar “JICA”, të kryesuar nga z. Paulo Q. Sousa, me të cilët diskutuan për fazën e dytë të projektit për ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e mbeturinave drejtë një shoqërie të shëndoshë.

 Në këtë takim, kryetari Kastrati ka shprehur gatishmërinë e tij për realizimin e këtij projekti, i cili është me interes për qytetarët dhe për komunën në përgjithësi, për një ambient sa më të pastër dhe një menaxhim sa më të mirë të mbeturinave.


“Shpreha gjithë gatishmërinë time dhe të Komunës së Malishevës, që sa më parë të marrim hapat e duhur, në mënyrë që t’i hapim rrugë jetësimit të këtij projekti me interes për qytetarët e komunës sonë”, ka thënë kryetari Kastrati, pas takimit.

/TV Malisheva

 

Share.