Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, përmes një postimi në facebook, ka treguar se gradualisht po e merr veten,  nga pasojat që i la koronavirusi, me të cilin ishte infektuar.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Të dashur bashkpunëtor,

Të dashur aktivist e simpatizant të NISMËS Socialdemokrate, ju të dashur qytetarë,

Përmes këti shkrimi, fillimishtë dua të  falenderoj familjen time, mjekët,infermieret, në përgjithësi ekspertet shëndetësor për gjithë kujdesin e tyre që kan treguar në përmisim të shëndetit tim, po ashtu falenderim për bashkpunëtoret të cilët u interesuan gjatë gjithë kohës, falemderim për secilin veq e veq për mesazhet e shumta që më keni dërguar mua dhe familjarëve të mi.

Viti 2020 ka qenë tepër i rëndë për të gjithë pa dallim, ku me gjithë kujdesin, pata fatin e keq që edhe unë të infektohem me virusin Covid-19, andaj në fillim të këti shkrimi dua të themë që virusi EKZISTON, andaj ju lutem të keni kujdes.

Momentet e vështira që unë kam pasur tani më i kamë kaluar, dhe ngadal po e marr vehten ku shpresoj shumë shpejt të kthehem në mesin tuaj në detyrat e mia për të gjithë qytetarët pa dallim.

Po ashtu, në cilësin e kryetarit të degës së NISMËS Socialdemokrate dega në Malishevë, dua të urojë një fushatë të qetë e demokratike, si dhe në mungesë të prezencës time fizike unë pa dyshim do të vazhdojë fuqishem në përkrahje të NISMËS dhe posaqerisht në përkrahjen e kauzës për mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe luftës së drejt të UÇK-së, kauzë që kryetari Limaj e ka mbrojtur dhe është duke e mbrojtur me shumë kujdes.

Në këtë kohë të vështirë kur shteti i Kosovës është duke u atakuar në mënyra të ndryshme ju ftoj që ti bashkangjiti dhe ta mbroni këtë kauz të rëndësishme të kryetarit Limaj dhe në të njëjtën kohë ti japim mbështetje të pa rezervë NISMËS Socialdemokrate në rrugëtimin dhe finalizimin me sukses të procesit zgjedhor që mbahet me 14 shkurt!

Ju faleminderit

Me respekt

Ragip Begaj

Share.