Vendimi i Komunës së Prizrenit për lirimine të gjitha hapësirave publike nga uzurpatorët dhe objekteve pa leje është mirëpritur nga qytetarët. Veçmas një pjesë e madhe e hapësirave, rrugëve e kopshteve në lagjet e qytetit ishin uzurpuar nga lokalet afariste dhe ato të gastronomisë.
Njëra nga lagjet më të prekura dhe të urbanizuara është ajo Ortakoll, ky viteve të fundit pothuajse ishin uzurpuar të githa hapësirat e banorëve ndërmjet ndërtesave duke shkaktuar pakënaqësi të shumta qytetare.
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj zotimin e tij të fushatës e ka vazhduar me veprime konkrete duke ua kthyer hapësirën publike qytetarëve, ndërsa aksioni ka vazhduar edhe në lagje tjera përfshirë edhe qendrën historike.
Njëra nga rastet që ka zgjuar interesim është largimi i konsruksionit metalik pa leje të lokalit në pronësi të asambleistit të PDK-së në këtë komunë, Bujar Hasani. Ky i fundit ka thënë se i është bërë dëm i madh duke mos e pranuar vendimin.
“Kemi dëme deri në 100 mijë euro. Shumë presion e stres, dhe është shkelur ligji nga Komuna sepse nuk ka vendim final për këtë pjesë të lokalit tim. Unë kam aplikuar edhe për legalizim të objektit” ka thënë Hasani.
/TV Malisheva