Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit ka shqyrtuar Raportin Vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vitin 2019.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, tha se për zgjedhjet e 6 tetorit ka kërkuar 5.6 milionë mirëpo ajo thotë se nuk janë harxhuar të gjitha dhe pjesa tjetër iu është kthyer buxhetit të Kosovës.“KQZ-ja ka bërë edhe monitorimin e kuvendeve të shumë subjekteve politike.

KQZ-ja si anëtare ka marr pjesë edhe në disa vëzhgime të zgjedhjeve”.“Gjatë zgjedhjeve në veri ka pasur bashkëpunimin me OSBE-në si dhe ka kërkuar 400 mijë euro, por nuk janë harxhuar të gjitha sepse nuk ka pasur raund të dytë.

Për përgatitjen e zgjedhjeve të 6 tetorit KQZ-ja ka kërkuar mbi 5.6 milionë, por edhe të gjitha këto nuk janë harxhuar”.Daka për votimin jashtë vendit ka thënë se është vështirë i menaxhueshëm dhe lehtë i prekshëm, por ajo ka thënë se KQZ-ja është e pafuqishme të ndryshojë sepse kërkohen ndryshime ligjore.

“Votim jashtë vendit ka me mbet vështirë e menaxhueshme dhe lehtë i prekshme dhe lehtë të keqpërdoret për shkak të ligjit dhe ne si KQZ nuk mundemi me ndryshuar asgjë dhe ne vetëm jemi munduar t’i lehtësojmë bashkatdhetarëve tanë.

Ne jemi të pafuqishëm sepse kërkohen ndryshime ligjore”.Daka më tutje ka thënë se shqetësues është edhe numri i madh i votave të pavlefshme si dhe votimi me asistencë.Ajo ka thënë se këto mund të vinë edhe si rezultat i numrit të madh të votuesve të ri. Kryetarja e KQZ-së ka thënë se ka nevojë për reformë zgjedhore.

“Ne asnjë kandidati nuk i kërkojmë qe të na dokumentoj se nuk ka qenë i dënuar kur aplikon deputet apo kryetar komune dhe kjo çështje mbetet e tillë”.“Këtë vit kanë pasur një numër më të vogël të votave të pavlefshme, kemi edhe shumë që janë dëmtuar qëllimisht, po ashtu kemi edhe ku është votuar kandidati, por jo partia se që nga viti 2009 ne votojmë njësoj dhe ne kemi shpjeguar mjaftueshëm, por na prapë kemi një numër të madh”.

“Ndoshta është edhe mosinformimi po ashtu kemi pasur edhe një numër të madh të votuesve të ri po ashtu për neve është më shqetësues votimi me asistencë dhe këto kërkojmë ndryshime ligjore. Është e nevojshme reforma zgjedhore”.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion Shkëmb Manaj ka kërkuar të dijë nga KQZ-ja se a mund të ndryshojë KQZ mënyrën e votimit nga jashtë në mënyrë që të mos manipulohet.“Problem po mbetet edhe mënyra e votimit jashtë vendit, ku po ka gjithmonë edhe dyshime për manipulime dhe a ka punuar KQZ-ja që të gjet një model më të mirë qe ky proces të mos manipulohet dhe ti heq të gjitha manipulimet”.

Deputetja e PDK-së Evgjeni Thaçi-Dragusha ka kërkuar të dijë se cilat janë arsyet që ka shumë numër të madh të votave të pavlefshme.“Lidhur me votat e pavlefshme sepse kemi një numër shumë të madh dhe dua të dijë se pse po vije deri te ky numër kaq i madh i votave të pavlefshme”.

“Shqetësues është votat nga Serbia sepse nuk po trajtohen njëjtë si ato që vinë nga diaspora dhe duhet të shqyrtohet kjo çështje, mirëpo konsiderojmë se zgjedhjet lokale janë afër”./Tv Malisheva

Share.