Kandidati për Kuvendin Komunal në Malishevë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Maliq Kryeziu, njëherit baba i djalit të tij të pagjetur, ka thënë se asnjë zyrtar nuk ishte në përurimin e pllakës përkujtimore të të zhdukurve, duke marrë parasysh se aty gjendeshin 13 të zhdukur nga Malisheva.

Ai ka thënë se Komuna e Malishevës as nuk e kishte ndihmuar këtë projekt, ani pse nga kjo komunë janë 13 të vrarë dhe ende të pagjetur, shkruan TV Malisheva.

“Unë e kam një djalë të zhdukur, në Kralan është ngrit lapidari, 13 të Komunës së Malishevës janë të zhdukur, bashkë me djalin tim, lëre që Komuna e Malishevës nuk e ka ndihmuar atë projekt, por as nuk ka marrë pjesë në ditën e përurimit, nuk janë pak 13 njerëz të vrarë, të kidnapuar dhe ende të pagjetur”, ka thënë Kryeziu.

Kryeziu ka thënë po ashtu se Malisheva është i vetmi qytet që nuk ka një zyre për të pagjeturit, gjë që do i shërbente atij dhe të tjerëve se ku të orientohen për të marrë informata.

“Nëse nuk ka mundur kryetari, ka mund nënkryetari, asnjë nuk ka qenë përveç Hysen Kryeziut që ka qenë kryetar i shoqatës “Kujtesa” në Malishevë, e vetmja është Malisheva që nuk ka një zyrë për të pagjeturit, unë dhe të tjerët të kemi ku të kemi ku të orientohemi, të marrin informata”, ka thënë ai.

Maliq Kryeziut i ishte marrë djali i tij, Mentori, nga forcat serbe në Kralan të Gjakovës dhe që nga ajo ditë ai dhe familja e tij nuk dinë asgjë për fatin e tij. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.