Kandidati për Kuvendin Komunal në Malishevë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Maliq Kryeziu, Maliq Kryeziu, ka thënë se shumë fshatra kanë qenë të lënë anash nga qeverisja aktuale, shkruan TV Malisheva.
Sipas tij, kjo qeverisje ka qenë e njëanshme, ngase fshatrat Drenoc, Bubavec, Kijevë, Plloqicë, llozicë e Gollubovc janë lënë anash.
“Qeverisja në këto katër vite më është dukur pak e njëanshme, ndoshta po gaboj që po them, pasi fshatrat, Drenoci, Bubaveci, Kijeva Plloqica, Llozica, Gollubovci, ato fshatra janë lënë anash”, ka thënë Kryeziu.
Ai ka thënë se ndërtimet në shkollën e Bubavecit kanë zgjatur gjashtë vite, gjë që më pas kjo u kthye edhe në objekt tallje për shkak të kohës së gjatë të finalizimit të projektit.
“Po ndalem në ndertimet e shkollës sonë, ka zgjatur gjashtë vite, mirëpo vërtetë ajo u bë objekt tallje, gjashtë vite një shkollë, nuk e shoh si një qeverisje të mirë dhe të arsyeshme, kryetari duhet të jetë i njejtë për të gjithë”, ka thënë ai.
Kryeziu më parë ka qenë profesor e më pas edhe drejtor në shkollën “Dëshmorët e fshatit Bubavec” në Bubavec. /TV Malisheva
Emisioni i plotë: