Kryetari i shoqatës së të pagjeturve në Malishevë, Hysen Kryeziu, ka thënë se në këtë komunë janë ende të zhdukur edhe 41 persona, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se ndryshe nga zonat tjera ku janë zhdukur persona nga serbët, në Malishevë janë marrë në mënyrë individuale dhe jo në grup.

“Ne i kishim 84 persona të zhdukur, gjatë kësaj kohe janë identifikuar një pjesë e madhe mirëpo një pjesë e madhe mungon, janë edhe 41 persona që na mungojnë. Karakteristikë që dallon nga komunat tjera është se në komunën tonë janë marrë në mënyrë individuale, jo grupore, përveç rastit të Kralanit”, ka thënë Kryeziu. /TV Malisheva

Share.