Kandidati për Kuvendin Komunal në Malishevë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Maliq Kryeziu,  ka thënë se lista e kandidatëve nga kjo parti është ndër listat më të mira, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se kjo ngase shumica nga ta janë të rinj dhe janë nga profesione e lokacione të ndryshme, se ata janë të përgatitur shumë dhe se kuota gjinore është e përfaqësuar.

“Lista e asambleistëve të Ardhmërisë së Kosovës është ndër listat më të mira, këtë e them nga fakti se rreth 80 për qind janë të rinj dhe unë jam prej tyre pak më i vjetër, pastaj unë figurat që i kam parë në listë kam vërejt se aty ka njerëz të profesioneve të ndryshme, ka njerëz me përgatitje superore, ka njerëz që kanë përgatitje edukative, të shëndetësise, të ekonomisë, pra është një gjithëpërfshirje e profesioneve dhe përnga lokaliteti, edhe pse në disa zona një përfaqësues përfshin disa fshatra, ngase lista është e përbërë nga 21 anëtarë, kuota gjinore është e përfaqësuar, do të thotë nga 21 anëtarë, 7 janë femra”, ka thënë Kryeziu.

Kryeziu më parë ka qenë profesor e më pas edhe drejtor në shkollën “Dëshmorët e fshatit Bubavec” në Bubavec. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.