Ish-drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës në Malishevë, Besartë Kryeziu-Ramaj, ka thënë se gjatë kohës sa ka drejtuar ajo këtë drejtori janë zhvilluar shumë aktivitete kulturore, shkruan TV Malisheva.
Ajo ka thënë se në Malishevë ka pasur aktivitete ku janë zhvilluar ekspozita të ndryshme, koncerte, e aktivitete të tjera dhe se ata kanë qenë shtyllë kryesore e të rinjve për t’i adresuar kërkesat e tyre.
“Kemi pasur aktivitete të shumta gjatë asaj periudhe sa kam menaxhuar sepse kemi zhvilluar ekspozita në parkun e qytetit, kemi realizuar koncerte të ndryshme ku i kemi mundësuar të rinjve me shpreh talentin e tyre, qoftë për këndim, apo art, thjesht jemi kanë një shtyllë kryesore që aty se ku i kanë adresuar ata kërkesat e tyre, ne menjëherë e kemi pasur inspirimin mi qit n’pah ato ide”, ka thënë Kryeziu-Ramaj.
Ajo ka thënë se po kanë përkrahur edhe sportin, ku ajo thotë se I kanë qëndruar gjithmonë afër sportistëve dhe i kanë përkrahur gjithmonë ata.
“Përveç projekteve të ndryshme që e kemi përkrah rininë, ka qenë edhe sporti, përveç përkrahjes që ia kemi ba na, jemi mundur t’u qëndrojmë gjithmonë afër, i kam vizituar dhe i kam vizituar gjithmonë, edhe në stërvitjet e tyre”, ka thënë ajo.
Kryeziu-Ramaj fillimisht ishte drejtoreshë e Kulturës në Malishevë, ndërsa aktualisht drejton Administratën e Përgjithshme në këtë komunë. /TV Malisheva