Drejtoresha e Inspektoratit të Komunës së Malishevës, Beartë Kryeziu- Ramaj, bashkë me ekipin e inspektorëve kanë takuar sot përfaqësuesit e barnatoreve që veprimtarinë e tyre e zhvillojnë në qytetin e Malishevës.
Në këtë takim, pas një debati të gjatë, mes inspektoratit dhe përfaqësuesve të barnatoreve, që në tre mujorin e dytë do të vazhdojnë të kujdestarojnë sipas orarit të përcaktuar nga Drejtoria e Inspektoratit, mbështetur në rregulloren komunale, që është në fuqi.
Në fund u kërkua që orari i kujdestarisë të respektohet plotësisht, në të kundërtën, inspektorët tanë, do të sanksionojnë me gjoba barnatoret të cilat nuk respektojnë kriteret dhe orarin e kujdestarisë.
/TV Malisheva