Kryetari i shoqatës së të pagjeturve në Malishevë, Hysen Kryeziu, ka treguar se edhe vetë ai, ka qenë i pagjetur për shtatë muaj, shkruan TV Malisheva.

Ai rrëfen se sesi të afërmit e tij e kanë kërkuar kudo, në male e në fshatra, kurse pas shtatë muajsh është liruar nga serbët.

“Edhe vet kam qenë i zhdukur, ajo më ka shtyrë të merrem me këtë punë, prindërit e mi me muaj më kanë kërkuar, kanë bredhur maleve, fshatrave, pas 7 muajve jam liruar”, ka thënë Berisha. /TV Malisheva

Share.