Në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike, u realizuan dy intervenimet e para me kirurgji minimale invazive me laparaksop.

Rasti i parë ka qenë një 13 vjeçar, i cili ishte i diagnostikuar si varicocele e testitit (zgjerim i venave të testitit) të anës së majtë. Intervenimi u krye me sukses dhe pacienti është liruar në shtëpi në gjendje të mirë, pas vetëm një ditë qëndrimi në spital.

Rasti idytë një pacient i moshës 10 vjeç, i diagnostikuar si cholelithiasis ( gurë në fshikëzëne tëmthit). Pacienti është liruar pas dy ditë qëndrimi nëspital, në gjendje tëmirë shëndetësore. Kjo metodë e operimeve ka shumë përparësi në raport me operacionet kirurgjike klasike sepse është me invazion minimal.

Pacientët e operuar, pas operacionit e marrin veten shumë më shpejt, i kthehen aktiviteteve normale të jetës, kurse ulet shkalla e invaliditetit dhe kostoja e hospitalizimit.

Stafi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Pediatrike, përfshirë kirurgët pediatrik, anesteziologët dhe stafin e mesëm shëndetësor do të vazhdojnë të kryejnë operacione me metoda të tilla minimale invazive.

QKUK

Share.