Nëse keni qenë në fazë adoleshentë gjatë viteve 2003 deri në 2012, gjasat janë që në mos e keni bërë vetë, keni parë patjetër dikë që lyhej kështu:
Peneli ose lapsi i zi i sfumuar në sy ka qenë tregues i shumë gjërave në atë kohë. Për disa, ishte shenja që thoshte se ti je “emo” dhe të pëlqen muzika pop punk. Për vajza të tjera, ishte një makeup vajzash si Lindsay Lohan, Paris Hilton apo Jenny Humphrey (te Gossip Girl): Rebele!
Megjithatë, rebele ose jo, në momente të caktuara këtë lloj makeup-i e kanë përdorur thuajse të gjitha.
Nëse ishit fansa të asaj faze, urime! Trendi i penelit të sfumuar është rikthyer fuqishëm këtë vit dhe po e shohim kudo në Instagram dhe pasarela mode.
Në fakt, diçka e tillë ishte e pritshme. Me maskat që zënë gjysmën e fytyrës, fokusi duhet të shkojë diku, kështu që pse jo tek sytë. Ose është thjesht fakti që duam të kthejmë kohën pas dhe të ndihemi edhe njëherë adoleshente. Ku i dihet!
/TV Malisheva