Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar pas mbledhjes në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit, ku i del në mbrojtje Kurtin për mospranimin e marrëveshjes për Asociacionin, raporton TV Malisheva.
Ai përmes një videoje në Facebook i drejtohet opozitës.
“Ku jeni more lluzera, a e pranoj Asociacionin? jo, a u bënën sanksionet e Kosovës? jo. Pra a po e shihni që jeni krejt krejt komplet të dështum, do me thanë që le që sdini me analizu po skeni as kurfar baze morale kur folni n’kët shoqni. Do me thanë qohni folni lidhje pa lidhje, e rreni njerëzit i përdorni rrjetet sociale, i përdorni mediat që i keni në pronsi, me rrejt me shpif, kundër venit tjuv, kundër qeverisë veq pse s’është me juve ose sjeni me ta. Thjesht sju intereson kurgja veq me i mrri qëllimet e juaja.
Keni thanë që Kosova ose ka me pranu Asociacionin ose që se pranon, ka me na prish me krejt botën, as nuk u pranu Asociacioni, as nuk na prishi me krejt botën”- ka thënë ndër të tjerash Gjinovci./TV Malisheva
Video e plotë: