Superliga e Kosovës do të startojë në fundjavë.
Sot është dita e fundit e transferimeve në merkaton e Superligës së Kosovës dhe deri më tani klubet janë përforcuar mjaft shumë në repartet ku kanë pasur nevojë, raporton TV Malisheva.
Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar mirë në këtë merkato, pasi klubet sërish nuk po i konsiderojnë lojtarët dhe talentët e Kosovës, por po transferojnë lojtarë të ndryshëm nga jashtë vendi të cilët janë në moshë dhe e vetmja gjë e cila kanë ndoshta është përvoja!
Më poshtë keni disa nga transferimet e klubeve të mëdha në këtë merkato, ku mund të vërehet dominimin i lojtarëve në moshë…
Labinot Ibrahimi – 33 vjeç/ Prishtina
Ardian Cuculi – 33 vjeç/ Drita
Erlis Frashëri – 31 vjeç/ Gjilani
Serbino Plaku – 34 vjeç/Llapi
Oltion Rrapa – 29 vjeç/Gjilani
Muhamedin Useini – 30 vjeç/ Gjilani
Tomislav Bušić – 33 vjeç/Gjilani
Darko Tofiloski – 33 vjeç/Drita
Izair Emini – 33 vjeç/Drita
Gilberto Fortunato – 31 vjeç/Drita
Miloš Krkotić – 31 vjeç/Feronikeli
Senad Husić – 29 vjeç/Llapi
/TV Malisheva/