E ardhmja e Lionel Messit është një prej temave më të përfolura aktualisht në botën e futbollit, pasi superylli argjentinas mund të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit.
Interesimi i klubeve për shërbimet e tij është i madh, mirëpo gjithçka varet nga paga e tij e majme dhe kush mund ta paguajë atë.
Lionel Messi tashmë ka marrë një propozim nga PSG për të vazhduar kontratën, por ai nuk kërkoi të njëjtën pagë si lojtarët e tjerë.
Messi dëshiron të kuptojë se si do të jetë projekti i PSG-së përpara se të marrë vendimin e tij, pas marrëveshjes verbale në dhjetor.
/TV Malisheva