Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Në derbin mes Turqisӕ dhe Norvegjisë nuk ka fitues, ku rezultati është i barabartë 1:1, kurse Gjermania e përmbysi rezultatin kundër Rumanisë, duke shënuar fitore 2:1.
Fitore shënuan edhe Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, ku malazezët mposhtën me rezultat 3:0 Gjibraltarin, kurse kombëtarja maqedone mposhti Lihtenshtajnin me rezultat të thellë 4:0.
Rezultatet finale të gjitha ndeshjeve të sotme kualifikuese për në “Katar 2022” i gjeni më poshtë.
Qipro 0 – 3 Kroacia
Çekia 2 – 2 Uellsi
Estonia 2 – 0 Bjellorusia
Gjermania 2 – 1 Rumania
Gjibraltari 0 – 3 Mali i Zi
Islanda 1 – 1 Armenia
Letonia 0 – 1 Holanda
Lihtenshtajni 0 – 4 Maqedonia e Veriut
Malta 0 – 4 Sllovenia
Rusia 1 – 0 Sllovakia
Turqia 1 – 1 Norvegjia /TV Malisheva