Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka thënë që një nga arsyet që kjo parti u “ndëshkua” duke mos u votuar në zgjedhjet e kaluara, ishte edhe koalicioni me AAK-në.

“Ishte gabim koalicioni që bëmë më AAK-në, pasi nuk përputhej me atë çka thirremi ne”, është shprehur Kuçi në Sytë 7 në Klan Kosova.Kuçi ka thënë që ky koalicion ndodhi pasi PSD-ja ishte në fillimet e saj dhe nuk kishte struktura të forta.

“Elektorati jonë nuk e pranoi një vendim të tillë. U bënë disa arsye që nuk u votuam në zgjedhje”./Tv Malisheva

Share.