Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerim Kuçi, ka takuar ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, me në të cilin ka diskutua për planin e rimëkëmbjes ekonomike ku si bazë do ta ketë sundimin e ligjit në implementimin e saj.

Kuçi njoftoi se u dakorduan që sundimi i ligjit të jetë bazë e planit të rimëkëmbjes ekonomike. Nga aty, Kuqi theksoi se së shpejti do ta jetë gati baza ligjore për ta mundësuar implementimin e kësaj pakoje.

“Sot jemi me ministrin e Drejtësisë për të dhenë mesazhin se sundimi i ligjit është bazë e zhvillimit ekonomik. Biseduam për koordinimin mes dy ministrive për sundim të ligjit”.

“Biseduam për planin e rimëkëmbjes ekonomike për te krijuar një bazë ligjore sa më shpejt që është e mundur për të bërë implementimin e pakos”, u shpreh Kuqi.

Ministri Selimi ofroi mbështetje për planin e rimëkëmbjes për ekonominë e tregut dhe sektorin privat.

“E prita sot në takim Ministrin Kuqi për planin e rimëkëmbjes ekonomike. Jam i lumtur që sundimi i ligjit është baza e planit të rimëkëmbjes ekonomike”. “Me kapacitetet që i ka MD me ndihmesat që i ka ne do të jemi në dispozicion të plotë për ketë plan.

Ky plan ka filluar dhe i nevojës për një rimëkëmbje të ekonomisë dhe sektorit privat”, tha ministri Selimi./TV Malisheva

Share.