Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi tha se është në pritje të zhbllokimit të llogarive të Telekomit, pas një takimi mes bordit të kësaj ndërmarrje, avokatit të Qeverisë dhe palëve të tjera të përfshira në proces.
Kuçi tha se gjatë ditës së martë është mbajtur një takim mes Bordit të Telekomit, avokatit të Qeverisë dhe përfaqësuesve të “Dardafone” dhe ai pret marrëveshje për zhbllokimin e llogarive të ndërmarrjes.
Kuçi tha se po kërkojnë një zgjidhje të shpejtë, derisa siguroi se Qeveria e Kosovës do t’i qëndrojë pranë Telekomit për tejkalimin e kësaj krize.“Tash është bordi i ri dhe unë po shpresoj… sot është duke biseduar avokati ynë i Qeverisë, i cili ka kërkuar takim me përmbaruesin dhe do ta gjejnë një zgjidhje, në qoftë se ende nuk e kanë gjetur. Janë në një takim dhe sot pritet me pasë takimin Telekomi dhe Dardafone për zhbllokimin e llogarisë.
Kjo është kërkesa jonë dhe po shpresojmë që do ta arrijmë, por ende nuk e dimë përfundimin e kësaj çështjeje”. “Me ato njohuritë që kam unë, brenda kësaj kompanie është bërthama më e mirë e inxhinierëve të kësaj fushe.
Ne jemi duke kërkuar një zgjidhje të shpejtë afatshkurtër që të dalim nga kjo krizë.
Por me siguri, kur të fillojmë procesin e ristrukturimit të krijimit të një plani për të ardhmen, Qeveria do të jetë afër Tekekomit dhe besoj që do të kemi një zgjidhje të mirë”, tha Kuçi./Tv Malisheva