Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, thotë se pa miratimin e tri ligjeve: rishikimi i buxhetit, menaxhimi i pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike, Kosova mund të futet në kolaps.

Ai u ka bërë thirrje kuvendit që sa më shpejt të miratohen këto ligje.

Kështu ka deklaruar ai gjatë vizitës në komunën e Gjilanit ku dhe është takuar me kryetarin e kësaj komune, Lutfi Hazirin.

Kuqi: Këto kanë të bëjnë edhe me interesin dhe projektet e Gjilanit

“E shfrytëzoj mundësinë t’i bëj presion pozitiv edhe kuvendit, që këto tri ligje t’i miratojë sa më shpejt që është e mundur. Këto kanë të bëjnë edhe me interesin dhe projektet që kanë të bëjnë me Gjilanin. Ministria jonë i ka disa projekte në vazhdim që kanë të bëjnë me qytetarët dhe komunën e Gjilanit. Ne kemi disa marrëveshje mirëkuptimi me komunën e Gjilanit për disa projekte. Por do të hyjmë edhe në marrëveshje të tjera varësisht prej miratimit të ligjeve”, ka shtuar Kuqi.

Mes tjerash ka thënë se presin edhe funksionimin e rrjetit të kanalizimit në komunën e Gjilanit.

Kuqi: Jemi në një fazë të mirë të projektit të liqenit akumulues në Kamenicë

“Jemi në një fazë të mirë sa i përket liqenit akumulues në Kamenicë, Kremenatë, që është projekt i Bankës Botërore, vlera fillestare është 27 milionë. Kurse kryerja e këtij projekti, mega-projekti për Kosovën vlera e tij është mbi 70 milionë euro. Në këtë projekt rregullohet çështja e problemit afatgjatë për furnizimin me ujë të Anamoravës, pra të Gjilanit. Presim jemi në procesin e shterjes drejt ratifikimit të kësaj marrëveshje ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

Lajm të mirë e ka quajtur kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ratifikimin në Kuvend të projektit të impiantit për ujëra të zeza.

Lutfi Haziri tha se shpreson që në vizitën e radhës të Kuçit, ai do të vije me masa, dhe mbështetje që sipas tij është interes i përbashkët.

Haziri: Impianti i ujërave të zeza përfundimisht është ratifikuar në kuvend

“Besoj shumë që në këtë rrafsh do të gjejmë jo vetëm mbështetjen por edhe me siguri të madhe edhe mirëkuptimin edhe dashamirësinë që e kanë për programin e investimeve. Impianti i ujërave të zeza përfundimisht është ratifikuar në kuvend, është lajmi më i mirë, Falemnderit ministër për angazhimin që me përballua pas krejt asaj odisiade që e ka pasur me vota në kuvend.

Por, lajmi i mirë bëhet kur të mbyllet procesi si i tillë. Lumi Mirusha në jug dhe veri përfundimi i këtij projekti madhor për Gjilanin, shtrati i lumit Stranishorka, parqet, efiqienca e energjisë dhe disa nga programet që janë madhore në Gjilan janë pjesë e ministrisë”, ka deklauar Haziri.

Ministri i Ambientit dhe Ekonomisë, tha se plani për rimëkëmbje ekonomike ka të bëjë kryesisht me 9 masa, me të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë ndërhyhet që të tejkalohet kjo krizë./Tv Malisheva

Share.