Chrissy Teigen dhe John Legend humbën fëmijën e tyre të tretë që prisnin të vinte në jetë së shpejti. Modelja e njohur pësoi hemorragji gjatë lindjes dhe për këtë arsye ajo nuk mundi të linte djalin, të cilin kishin vendosur ta quanin Jack.
Asokohë ishte vetë Chrissy që e dha lajmin e hidhur, duke publikuar disa foto të trishta me të voglin në krahë.
Së fundmi modelja ka zbuluar detaje të reja përsa i përket kujtimit të djalit të saj të ndjerë.
Në një intervistë ët dhënë së fundmi, Teigen tha se udhëton me hirin e djalit të saj të ndjerë Jack.
Kujtojmë se në 29 shtator u bë 1 vit nga humbja e djalit të tyre dhe Chrissy ndau një shkrim mjaft emocionues në Instagram:
“Dedikuar djalit që gati e kishim. Një vit më parë më dhurove dhimbjen më të madhe që mund të imagjinoja për të më treguar se mund të mbijetoja çdo gjë, edhe nëse nuk do ta doja. Unë nuk arrita të kujdesem për ty, por ti erdhe dhe shkove për të më bërë të dua veten dhe të kujdesem për veten sepse trupat tanë janë të çmuar dhe jeta është një mrekulli. Ata më thanë se do të ishte më e lehtë, por, kjo nuk ka filluar akoma. Mami dhe babi te duan pergjithmonë.”, – ka shkruar modelja në Instagram. /TV Malisheva