Rritja e numrit të të infektuarve me Coronavirus ditëve të fundit në Kosovë do të shtyjë hapjen e kufijve më Shqipërinë. Madje ky rikthim i shifrave po vlerësohet si rrezik i madh për shëndetin e njerëzve.Ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se nëse ka përmirësime të situatës shëndetësore, mesi i muajit qershor mund të jetë afati optimal për hapjen e kufirit.
Minxhozi deklaroi se Shqipëria po përgatit masat për pushuesit që do t’ia mësyjnë plazhit.Ai njoftoj se rregullat e plazhit do të jenë strikte, derisa paralajmëroj se nuk do të lejohen që mbi katër persona të qëndrojnë në veture.
“Për bizneset kanë qenë më të favorizuara dhe po hapet çdo ditë e më tepër se çfarë mallrash duhet të hyjnë në Kosovë e Shqipëri. Për njerëzit është një problem delikat, nuk është çështje vullneti por situatës shëndetësore. Ne duam që numrat e personave të infektuar të ulen në minimum. Fatkeqësisht Kosova këto ditë ka pasur një rritje e cila nuk është një sinjal i mirë. Njerëzit mendojnë që u liruan pak e lirohen shumë. Kjo është e rrezikshme. Rikthimi i i shifrave të ditëve të mëparshme është një rrezik i madh për shëndetin e njerëzve”.“Mesi i qershorit do të ishte një afat optimal për të hapur kufijtë. Ky vit shënon një risi që nuk ka qenë deri tash, pushuesit që kanë planifikuar të shkojnë jashtë do të jenë në Shqipëri. Do të jetë një bashkim jo vetëm rreth flamurit por edhe rreth detit”, ka thënë Minxhozi.
Ambasadori shqiptar theksoi se edhe qytetarët e qyteteve të bregdetit nuk mund ta përdorin plazhet, janë duke u marrë masa të përbashkëta për të gjithë njësoj.
“Në përmirësimin e kushteve shëndetësore, ose situatës në dy anët e kufirit do të ketë hapa të tjerë. Por është herët të mendojmë detin. Qytetarët e Durrësit, Vlorës, Sarandës nuk lahen në deti sepse po merren masa. Shqipëria po merr masa që në plazh të ketë hapësira të nevojshme, jo siç kanë qenë më parë”.
“Një ndryshim masive i njerëzve është i pamundur, andaj do të ketë rregulla strikte. Në një veturë nuk do të lejohen të jenë, katër apo pesë persona. Do të ketë një hapje graduale e të kujdesshme. Do ketë rregulla të njëjta si në Shqipëri, kur të shkosh në restaurant do të matet temperatura. Çështja është se ne duhet të mbrojmë vetë vetën, andaj do të ketë rregulla të forta që nuk do të jenë diferencuar, do të jenë të përbashkëta”, tha ai për EO.Mes tjerash, Minxhozi ka folur edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në këtë kohë pandemie, për të cilin tha se ka qenë i mirë por me kapacitet të vogël.Minoxhizi deklaroi se mes dy vendeve gjatë kësaj kohë kufiri ka qenë i hapur për disa biznese, siç tha ai janë importuar mallrat bazë, përfshirë këtu edhe mallrat e vendeve të botës të cilat kalojnë përmes portit të Durrësit e vijnë në Kosovë, raporton EO.
“Është një bashkëpunim normal në kohë lufte pandemie, që nuk ka kapacitetin e plotë, është me mangësi si rezultat i situatës së krijuar. Midis dy anëve të kufirit është marrë parasysh që të importohen dhe eksportohen mallrat bazë, ushqimore, derivatet. Ajo që është e rëndësishme se porti i Durrësit është në funksion të plotë, edhe të Kosovës për të lejuar që mallrat që vijnë nga bota të kalojnë nëpërmjet Durrësit e të vijnë në Kosovë pa kufizime”, u shpreh Minxhozi.
Ndër të tjera, ambasadori bëri të ditur se të gjithë shtetasit kosovar të cilët kanë leje qëndrimi në Shqipëri mund të vijnë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, raporton EO.“Të gjithë shtetasit e Kosovës që kanë leje qëndrimi në Shqipëri e kanë të lejuar të shkojnë, por jo në deti. por për të qëndruar në shtëpitë e tyre të karintinuar”, ka thënë Minxhozi./ Tv Malisheva