Ministrja austriake e turizmit, Elisabeth Koestinger, tha për televizionin ORF se kontrollet kufitare me Gjermanin do të largohen nga 15 qershori.

Kjo ministre bëri të ditur se kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe homologu i saj austriak, Sebastian Kurz, kanë arritur marrëveshje për zbatimin e një plani me dy faza për lehtësimin e kufizimeve të lëvizjes.

Ajo shtoi se disa masa kufizuese në qarkullimin kufitar do të lehtësohen që nga dita e premte, ndërsa kontrollet kufitare do të largohen tërësisht pas një muaji, shkruan “Reuters”.

Ndryshe, Austria ka qenë një ndër vendet e para evropiane që ka marrë masa të rrepta kufizuese, por duket se ato patën efekt për shkak të suksesit në luftën kundër koronavirusit.

Pas rënies së numrit të rasteve me virus, qeveria austriake para disa javësh mori vendim për lehtësimin e masave kufizuese, përfshirë hapjen e dyqaneve. Veprime të ngjashme ka marrë edhe Gjermania./ Tv Malisheva

Share.