Një firmë për sigurinë kibernetike ka zbuluar një problem në aplikacionin e Whatsapp.

Sipas tyre, hakerat arrijnë të ndërhyjnë dhe manipulojnë mesazhet, madje arrijnë të ndryshojnë identitetin e personit që e ka dërguar.

“Hakerat mund të vendosin fjalët ‘në gojën e dikujt tjetër’”, konfirmoi firma izraelite në një konferencë të mërkurën.

Ndër të tjera shtoi se ata kanë fuqinë që të përhapin informacione të gabuara.

Check Point përmbysi algoritmin e WhatsApp dhe vodhi të dhënat.

Pasi e bëri këtë, ishte në gjendje të shihte të gjithë mesazhet që dërgohen midis web-it dhe versionit celular të WhatsApp e të manipulojnë këto të dhëna.

Share.