Trajneri i ekipit tonë të xhudos, Driton Kuka ka lënë anash për pak kohë xhudon për të luajtur futboll.

Në gjysmë ditën e lirë që e kishte në Kampin Olimpik të xhudos në Poreç të Kroacisë, Kuka morri pjesë në një turne futbolli.

Po ashtu, Kuka ishte kapiten i tij, dhe siç shihet nga fotot e publikuara, ai në fund u shpall edhe kampion.

Më tej, Kuka njoftoi se stërvitjet e xhudos vazhdojnë edhe sot, ku një pjesë e ekipit udhëtojnë sot drejt Kazakistanit, ndërsa të tjerët do të vazhdojnë qëndrimin në Poreç.

/TV Malisheva

Share.