Xhiro e nëntë e Superligës së Shqipërisë në futboll do të kompletohet sot me dy ndeshjet e radhës ku ballafaqohen Dinamo Tirana me Egnatian dhe Kukësi me Tiranën.

Vëmendja kryesore padyshim se do të jetë te derbi ndërmjet dy liderëve të tabelës, Kukësi dhe Tirana që zhvillohet nga ora 19L45 në stadiumin “Zeqir Ymeri” në Kukës, transmeton TV Malisheva.

Tirana është liderë e tabelës me 20 pikë pas tetë ndeshjeve dhe po kalon nëpër një formë të shkëlqyer duke regjistruar pesë fitore në pesë ndeshjet e fundit.

Nga ana tjetër, Kukësi është në vendin e dytë me 14 pikë dhe në xhiron e kaluar pësoi disfatë përballë Skënderbeut.

Një fitore eventuale e Tiranës në këtë ballafaqim do t’i hapte rrugë klubit nga kryeqyteti i Shqipërisë drejt titullit të kampionit.

Share.