Ai tha se është “shumë herët” për të arritur në përfundimin se Kievi i ka të gjitha armët për t’u mbrojtur kundër ofensivës ruse, pasi ai kërkoi më shumë.
Në një postim në twitter, Kuleba u kërkoi aleatëve të “përshpejtojnë dërgesat e armëve dhe municioneve, veçanërisht MLRS (sistemet e lëshimit të shumëfishtë të raketave), artileri me rreze të gjatë, APC (transportues të blinduar të personelit)”.
”Është shumë herët për të arritur në përfundimin se Ukraina tashmë i ka të gjitha armët që i nevojiten. Ofensiva ruse në Donbas është një betejë e pamëshirshme, më e madhja në tokën evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore. Unë u bëj thirrje partnerëve të përshpejtojnë dërgesat e armëve dhe municioneve, veçanërisht MLRS, artileri me rreze të gjatë, APC”, u shpreh ai.
/TV Malisheva