Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se tmerret e para në Bucha, e cila ndodhet në veriperëndim të Kievit, ishin “vetëm maja e ajsbergut” gjatë një konference për shtyp në Varshavë me sekretaren e Jashtme Liz Truss sot.
Ai tha se Ukraina po përgatitet për ofensivën e re në shkallë të gjerë nga Rusia në lindje të vendit.
“Ata do të përpiqen të kapin më shumë territore në rajonet e Donetsk dhe Luhansk. Ata do të përpiqen të nguliten dhe të zhvendosen në rajonin e Khersonit, do të përpiqen të kapin Mariupolin e gjakosur”, tha Kuleba.
Duke folur mbi krimet në Bucha, ai tha se ato janë vetëm maja e ajsbergut e të gjitha krimeve që janë kryer nga ushtria ruse në Ukrainë.
“Dhe mund t’ju them se pa ekzagjerim dhe me dhimbje të madhe se situata në Mariupol është shumë më e keqe në krahasim me atë që kemi parë në Bucha dhe qytete të tjera, dhe qyteza dhe fshatra afër Kievit. Tmerret e Bucha, Mariupol dhe vende të tjera kërkojnë sanksione serioze të G7 dhe BE-së”, tha Kuleba, transmeton Sky News.