Një burrë nga Trebinja në Bosnje e Hercegovinë, gjatë ditës së djeshme (e hënë) është ngjitur në kulmin e shtëpisë për të bërë pompa në mur, por kjo i kushtoi shtrenjtë.
Siç raportojnë mediat e atjeshme, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, një burë ishte ngjitur në mur për të bërë pompa, ku si pasojë humbi baraspeshimin dhe përfundoi në tokë nga një lartësi prej gjashtë metrave.
Fjala është për një shtetas të huaj që fillimisht kishte refuzuar të hospitalizohet në repartin e ortopedisë, por më pas u pajtua që të pranojë ndihmën.
Pamjet e këtij momenti janë filmuar me telefon të mençur dhe për pak orë është bërë virale, për shkak të shpërndarjes në të gjitha rrjetet sociale./TV Malisheva