Fillimi i Kupës së Botës “Katar 2022” është tashmë vetëm pesë muaj larg, dhe cila kombëtare do të ngrejë trofeun më prestigjioz të futbollit në Katar më 18 dhjetor mbetet të shihet.
Ndërkaq, një shfaqje televizive braziliane i ka renditur të 32 kombëtaret në katër kategori të ndryshme: “Favoritët”, “Kandidatët për trofeun”, “Mund të befasojnë” dhe, e fundit, “Turistët”.
Katër skuadra janë emëruar si “Favoritet” duke përfshirë këtu padyshim, Brazilin, përcjellë TV Malisheva.
Në anën tjetër, kategoria “Turistët” përmban 14 ekipe, pothuajse gjysma e 32 që konkurrojnë në turneun e këtij dimri, duke përfshirë këtu vendin nikoqir, Katarin.
Më poshtë mund të gjeni kombëtaret e ndara në katër kategoritë në fjalë.
TURISTË
Kosta Rika, Arabia Saudite, Kanada, Irani, Maroku, Katari, Tunizia, Korea e Jugut, Australia, Amerika, Meksika, Gana, Japonia, Kameruni
MUND TË BEFASOJNË
Ekuadori, Uellsi, Polonia, Danimarka, Serbia, Zvicra, Senegali, Uruguai
KANDIDATË PËR TROFE
Kroacia, Portugalia, Holanda, Belgjika, Anglia, Spanja
FAVORITET
Argjentina, Gjermania, Franca, Brazili
Foton e gjeni më poshtë.
/TV Malisheva