Kupa e Kosovës: Ja kur pritet të hidhet shorti për rrethin e tretë, kurse takimet do të mund të zhvillohen me këtë datë
Dje janë zhvilluar takimet e rrethit të dytë të Kupës së Kosovës në futboll.Nëntë skuadra të elitës së futbollit kosovar, kanë siguruar plasmanin tutje, kurse shtatë të tjera vijnë nga Liga e Parë dhe ajo e Dytë.E shorti për raundin e tretë pritet të hidhet me 3 dhjetor në selinë e FFK-së, nga ora 13:00.Kurse, me shumë gjasë takimet e këtij rrethi do të zhvillohen me 7 dhe 8 dhjetor, por në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike, këto ndeshje do të mund të zhvillohen gjatë muajit shkurt 2020.Më poshtë skuadrat që kanë siguruar plasmanin tutje.Ballkani, Trepça, Dardana, Feronikeli, Gjilani, Vushtrria, Prishtina, 2 Korriku, Dukagjini, Ferizaj, Arbëria, Vitia, Liria, Trepça 89, Drenica e A&N.
/MalishevaTV/