Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Në Gjilan, aty ku po ballafaqohen Drita me skuadrën e Ramiz Sadikut janë realizuar dy gola. Është skuadra vendase ajo që ka krijuar epërsi të dyfishtë me golat e realizuara në minutat 9′ dhe 11′ nga Krasniqi dhe Namani, raporton TV Malisheva.

Në ndeshjen tjetër që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Prishtina është duke avancuar me rezultat minimal 1-0.

Golin për bardhekaltërit e ka shënuar Mici në minutën e 37′.

/TV Malisheva

Share.