Sot do të mësohet edhe skuadra e fundit që do ta kompletojë fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Me fillim nga ora 13:00 do të ballafaqohen Ramiz Sadiku me KEK-un, raporton TV Malisheva.

Të mërkurën ndërkohë janë zhvilluar tri ndeshjet tjera të kësaj faze ku Llapi e ka mposhtur Gjilanin me rezultat 2-0, Prishtina triumfoi ndaj Ballkanit me rezultat 2-1 si dhe Drita që e ka eliminuar Ulpianën me rezultat 3-0.

Share.