Nesër do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës Agim Lluka, ku aty do të përballen klubi i Trepçës dhe Bashkimi.
Klubi i Trepçës është katër herë triumfues i kësaj gare, ndërsa titulli i fundit ishte në vitin 2012, kur edhe e kishin fituar pikërisht kundër Bashkimit në finale.
Në anën tjetër, Bashkimi e ka fituar vetëm një herë Kupën e Kosovës në vitin 2000/01, kurse pesë herë kanë qenë finalistë.
Ndërkaq, përballja e nesërme do të jetë një tjetër mundësi e artë që këto dy klube të shtojnë edhe një trofe tjetër në kabinetin e tyre të trofeve.
Më poshtë mund të gjeni të gjithë fituesit e Kupës së Kosovës në kategorinë e meshkujve ndër vite.
Sezoni 1991/92 Vëllaznimi
Sezoni 1992/93 Trepça
Sezoni 1993/94 Peja
Sezoni 1994/95 Peja
Sezoni 1995/96 Vëllaznimi
Sezoni 1996/97 Peja
Sezoni 1997/98 – garat janë ndërprerë
Sezoni 1999/2000 Trepça
Sezoni 2000/01 Bashkimi
Sezoni 2001/02 Prishtina
Sezoni 2002/03 MEB Prishtina
Sezoni 2003/04 Trepça
Sezoni 2004/05 Sigal Prishtina
Sezoni 2005/06 Sigal Prishtina
Sezoni 2006/07 Sigal Prishtina
Sezoni 2007/08 Sigal Prishtina
Sezoni 2008/09 Sigal Prishtina
Sezoni 2009/10 Sigal Prishtina
Sezoni 2010/11 Peja
Sezoni 2011/12 Trepça
Sezoni 2012/13 Sigal Prishtina
Sezoni 2013/14 Sigal Prishtina
Sezoni 2014/15 Peja
Sezoni 2015/16 Sigal Prishtina
Sezoni 2016/17 Sigal Prishtina
Sezoni 2017/18 Sigal Prishtina
Sezoni 2018/19 Z Mobile Prishtina
Sezoni 2019/20 Peja
Sezoni 2020/21 Sigal Prishtina
/TV Malisheva