Ka përfunduar ndeshja e fundit e fazës së eliminatoreve në Kupën e Shqipërisë mes Tiranës dhe klubit të Dinamos, ku ky i fundit ka siguruar kualifikimin tutje për në fazën e çerekfinales.

Ndeshja e mbëmshme pas 90′ minutave lojë të zhvilluar mbaroi me rezultat 2:0 në favor të Tiranës, por në ndeshjen e parë klubi i Dinamos kishte siguruar fitore me rezultat 2:0, duke bërë që ndeshja të shkojë drejt vazhdimeve.

As vazhdimet nuk mjaftuan që të kuptohej çerekfinalisti i fundit, ku u nevojitën edhe goditjet nga pika e bardhë.

Në fazën e penalltive më e mirë u tregua skuadra e Dinamos, e cila arriti që t’i konkretizoj tetë sosh, në krahasim me shtatë penallti që konkretizoi skuadra e Tiranës.

Me ndihmën e penalltive skuadra e Dinamos arrin që ta kalojë fazën e eliminatoreve në Kupën e Shqipërisë dhe t’i bashkohet në çerekfinale skuadrave si Partizani, Teuta, Skënderbeu, Vllaznia, Laçi, Flamurtari dhe Egnatia./TV Malisheva

Share.