Kanë përfunduar dy ndeshjet e programit të sotëm të fazës së çerekfinales së Kupës së Shqipërisë, ku kemi pasur disa rezultate tejet interesante.

Pas 90′ minutave lojë të zhvilluara, skuadra e Egnatias ka arritur që në ndeshjen e parë si vendase kundër Laçit, të sigurojë një barazim të vlefshëm 1:1.

Krahas këtij takimi është zhvilluar edhe përballja mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, në të cilën triumfuese doli kjo e fundit me rezultat 2:1.

Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më datën 9 shkurt, me fillim nga ora 13:30.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Kupën e Shqipërisë i gjeni më poshtë.

Egnatia 1 – 1 Laçi

Flamurtari 1 – 2 Vllaznia/TV Malisheva

Share.