Nëse një gomë e përparme nuk është e ekuilibruar, zakonisht do të ndjeni dridhje në timon.

Kur montoni goma, një pjesë e procedurës është balancimi i tyre.

Si do ta dalloni kur ngisni gomat që nuk janë të ekuilibruara?

Shumë nga ‘simptomat’ mund të ndodhin edhe në rastin e defekteve të tjera, transmeton Telegrafi.

Disa prej tyre janë dridhja e timonit, sediljes ose dyshemesë së automjetit (me rritjen e shpejtësisë, rritet edhe dridhja), konsumimi i pabarabartë dhe i përshpejtuar i gomës dhe konsumi më i lartë i karburantit.

Nëse një prej gomave të përparme nuk është e ekuilibruar, ju do të ndjeni dridhjet në timon më shpesh.

Nëse një prej gomave të pasme nuk është e ekuilibruar, dridhjet do të ndjehen më shumë në sediljet ose në dysheme.

Nëse nuk e keni zakon të ndërroni gomat në sezonin vjeshtë / pranverë, duhet t’i ekuilibroni të paktën çdo vit.

Në çdo rast, dridhjet në automjet kërkojnë një kontroll i veturës tuaj. /TV Malisheva

Share.