Hemoglobina është një proteinë që gjendet tek rruazat e kuqe të gjakut. Ajo janë përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në mbarë organizmin. Përpos kësaj, hemoglobina nxjerr dioksidin e karbonit jashtë qelizave dhe në mushkëri. Më pas dioksidi i karbonit nxirret gjatë frymëmarrjes.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org sasia e ulët e hemoglobinës vështirëson kryerjen e këtyre funksioneve në organizëm. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për mënyrat e rritjes së nivelit të hemoglobinës në organizëm.
Duke ngrënë më shumë ushqime të pasura me hekur, nivelet e hemoglobinës do të rriten ndjeshëm. Hekuri përmirëson prodhimin e hemoglobinës dhe formimin e rruazave të kuqe të gjakut.
Ushqimet e pasura me hekur
Mishi dhe peshku
Vezët
Frutat e thata
Brokoli
Barishtet
Bizelet
Arrorët dhe farat
Gjalpi i kikirikut
Merrni më shumë folat
Folati është pjesë e kompleksit të vitaminave B, që luan një rol thelbësor në prodhimin e hemoglobinës.
Nëse nuk merrni mjaftueshëm folat, trupi do të preket nga anemia e nxitur nga mungesa e tij dhe nivele të ulëta të hemoglobinës.
Ushqimet e pasura me folat
Mishi i viçit
Spinaqi
Orizi
Kikirikët
Fasulet
Avokado
Sallata jeshile
Maksimizoni përthithjen e hekurit
Sipas të dhënave të AgroWeb.org konsumi i ushqimeve të pasura me hekur është shumë i rëndësishëm, por nëse organizmi nuk e përthith atë, atëherë gjithçka ka shkuar dëm.
Ushqimet e pasura me vitaminë C siç janë agrumet, luleshtrydhet dhe barishtet përmirësojnë përthithjen e hekurit.
Përveç vitaminës C, ju mund të merrni edhe vitaminë A dhe beta karoten që maksimizojnë përthithjen e hekurit.
Ushqimet e pasura me vitaminë A
Peshku
Mëlçia e viçit
Kungulli
Patatja e ëmbël
Barishtet
Ushqimet e Pasura Me Beta Karoten
Karrotat
Patatet e ëmbla
Kungulli
Pjepri
Mango
Suplementët e hekurit
Suplementët e hekurit mund të jepen vetëm me rekomandimin e mjekut.
Kjo është e nevojshme sepse sasitë e larta të hekurit mund të jenë të rrezikshme.
Nëse e teproni me hekurin do të prekeni nga sëmundjet e mëlçisë, konstipacioni, të përzierat dhe të vjellat.
Suplementët mund të rrisin nivelet e hekurit në organizëm në mënyrë graduale dhe duhen marrë vetëm me rekomandimin e mjekut./AgroWeb.org