Zemra ndodhet në pjesën e mesme të zgavrës së kraharorit, në nivelin e vertebrave T5-T8. Pjesa më e madhe e zemrës është zakonisht e zhvendosur paksa në anën e majtë të kraharorit (edhe pse ka raste që mund të jetë e zhvendosur në të djathtë) dhe ndihet të jetë në të majtë sepse gjysma e majtë e zemrës është më e fortë, pasi ajo pompon në të gjitha pjesët e trupit.
Ilaçi më i mirë i zemrës është e qeshura.
Një e qeshur ‘me shpirt’ mund të qarkullojë 20% më shumë gjak në të gjithë trupin.
Madhësia e zemrës tek të rriturit është sa madhësia e dy grushtave, ndërsa tek fëmijët është sa madhësia e grushtit të tyre.
Zemra rreh reth 100.000 herë në ditë.
Zemra e të rriturve rreh mesatarisht 72x në minutë, 100.000x në ditë, 3.600.000x në vit dhe 2.5 miliardë herë gjatë jetës së tij.
Kur ju duket ndonjëherë sikur zemra ju rreh fortë ndodh për shkak të mbylljes së 4 valvulave të zemrës.
Impulsi elektrik:
Zemra e ka impulsin e vet elektrik. Prandaj, mund të vazhdojë të rrahë edhe kur ndahet nga trupi, për sa kohë që ka një furnizim të mjaftueshëm me oksigjen.
Mungesa e gjumit:
Privimi për një kohë të gjatë nga orët e plota të gjumit, mund të shkaktojë rrahje të çrregullta të zemrës.
Vëllimi i gjakut të pompuar nga zemra, mund të ndryshojë nga 5-30 litra në minutë.
Një çezme kuzhine do të duhej të lihet hapur për 45 vite e të rrjedhë pa pushim, për të barazuar sasinë e gjakut të pompuar nga zemra.
Zemra e një gruaje rreh më shpejt në krahasim me zemrën e një burri.
Zemra e një burri mesatar rreh afërsisht 70 herë në minutë, ndërsa gruas mesatarisht 78 herë.
/TV Malisheva