Më shumë se 2.200 të ftuar, duke përfshirë krerë shtetesh, emra të famshëm dhe organizata humanitare nga 203 vende, si dhe anëtarë të familjes mbretërore, do të marrin pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III.

Festime dhe argëtime do të mbahen në gjithë vendin në datat 6-7 maj, e njohur si “Fundjava e kurorëzimit”, kurse më 8 maj do të mbahet një festë publike.

Përgatitjet janë duke u zhvilluar për ngjarjen “Big Meal” të së dielës në rrugët dhe parqet kryesore në lagjet Hammersmith, Fulham dhe Chiswick të qytetit përgjatë lumit Thames.

Rruga në Hammersmith, e njohur si “Rruga e Mbretit”, do të jetë e mbyllur për trafik në fundjavë dhe të hënën.

Rrugët më të famshme të Londrës, Oxford dhe Regent, gjithashtu janë dekoruar për festën e mbretit të ri. Disa dyqane në dy rrugë janë zbukuruar me flamuj.

Për ceremoninë janë gati edhe Mall Street, Sheshi Trafalgar dhe Sheshi i Parlamentit përballë Pallatit Buckingham, i cili do të jetë në qendër të kurorëzimit. Në këto tri pika, ku mijëra njerëz do të ndjekin paradën e mbretit, vëmendjen e tërheqin dekorimet, si dhe janë ngritur tribuna për të ftuarit dhe platforma për gazetarët, transmeto Anadolu Agency.

Kurorëzimi i Mbretit Charles III në Angli, ku kurorëzimi i fundit ishte në vitin 1953, konsiderohet ngjarje historike.

Në një nga zinxhirët e famshëm të librarive në vend mund të shihen librat për jetën e Mbretit Charles, monarkisë dhe Mbretëreshës Elizabeth në dritaret e Waterstones.

Tregtari i suvenireve Riz Ozman tha për Anadolu se kishin një periudhë shumë të ngarkuar për shkak të prodhimit të suvenireve speciale për ceremoninë e kurorëzimit.

Andy Ormrod, pronar i kompanisë “Flying Colors”, e cila prodhon flamuj të punuar me dorë dhe produkte të printuara, theksoi se gjatë kësaj periudhe ata morën porosi posaçërisht për Union Jack (një kombinim i flamujve të Skocisë, Anglisë dhe Irlandës së Veriut).

“The Union Jack është një flamur me porosi dhe ne prodhojmë flamurin e punuar me dorë. Për të qepur një flamur duhen tri deri në katër orë dhe ne mund të prodhojmë 20-25 copë në ditë. Ne ende kemi një numër të madh porosish”, tha Ormrod.

Mbreti Charles III do të ngjitet në fron, për të cilin ka pritur gati 70 vjet.

Në kurorëzimin e Mbretëreshës Elizabeth II në vitin 1953 morën pjesë më shumë se 8.200 të ftuar.

Këngëtari, kompozitori dhe pianisti i famshëm britanik Elton John refuzoi të performonte në koncert, duke u arsyetuar me turneun e tij jashtë vendit. Dihet se Elton John ishte një mik shumë i ngushtë i Princeshës Diana, ish-bashkëshortes së Mbretit Charles.

/TV Malisheva

Share.