Reperi i njohur nga Tetova, S4MM, ka ndërmarrë një hap të ri në lidhje me jetën e tij private.

Artisti, i cili shquhet për një sërë projektesh të suksesshme, së fundmi njoftoi se ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë.

Ai dhe partnerja e tij, Filis Ismaili, ditën e djeshme (e enjte) kanë vënë kurorë në Belgjikë – vendin ku jeton dhe vepron kjo e fundit.

Lajmi është bërë i ditur me anë të disa postimeve që janë ndarë nga çifti në rrjetet sociale.

Dyshja duken të mrekullueshëm dhe mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit, në momentet e lumtura që u shpërndanë.

Ndërkohë që S4MM dhe Filis u fejuan gjatë vitit të kaluar (2019).

Reperi po ecën shumë mirë edhe në anën profesionale, gjersa tani është duke shijuar suksesin e këngës “Puerto Rico” – të cilën e solli në duet me reperin Noizy. /TV Malisheva

Share.